Varianti Omicron ka shënuar një rritje të rasteve të reja me Covid në të gjithë botën. Në raportin e fundit Gjermania ka konfirmuar se këtë të mërkurë ka shënuar dhe rekordin e rasteve të reja me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid 208.498 raste të reja duke e çuar në mbi 10 milion numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Shkak për një rekord të tillë të rasteve të reja ditore në Gjermani është bërë përhapja e Omicron.
Ndërkohë si pasojë e infektimeve, në orët e fundit rreth 196 persona kanë përfunduar me komplikacione me Covid, me të cilat numri total i të vdekurve nga sëmundja ka shkuar në 118.170.
Ministri i Shëndetësisë Carl Lauterbach vlerëson se vala e pandemisë e shkaktuar nga Omicron do të arrijë kulmin në mes të shkurtit dhe do të shkaktojë 400.000 raste të reja në një ditë para se të fillojnë të bien.
Burimi: Yahoo/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje