Futboll

Tragjike në Greqi, ndërron jetë në fushë futbollisti shqiptar

Një ngjarje dramatike ka ndodhur ditën e mërkurë në Greqi, ku futbollisti shqiptar, Aleksandër Llambi, ka ndërruar jetë në fushën e blertë.

Aleksander Lambi, lojtari qe humbi jeten ne Greqi. Gazeta Si, 3 shkurt 2022

Futbollisti 21-vjeçar, pjesë e Apolon Smirnis, ishte huazuar tek Iliupoli, në kategorinë e tretë të futbollit grek. Ai ka humbur ndjenjat sapo ka nisur ndeshja dhe më pas është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Janë ende të paqarta shkaqet që sollën këtë tragjedi.

Ngjarja shkaktoi shumë reagime, sepse sipas raportimeve nga mediet greke, në fushë mungonte autoambulanca dhe stafet mjekësore. Mediat greke kanë shfaqur disa pamje, ku shihet një autoambulancë në fushë, por duket se ajo ka ardhur me vonesë. Në stadium ishte e pranishme edhe nëna e futbollistit të ri, Aleksander Llambi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë