Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me akuzat e këtij të fundit për koalicionin me LSI-në. “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?! Ju servir ju, jo 7 x 7 bëjnë 42, por po u servir 1958 për 5004. Njeriu që jeton si i rrethuar si në bunker. Nuk mund të ketë përgjigje për këtë njeri!”. Por a ka një përgjigje Berisha për kandidatët e propozuar nga Basha në zgjedhjet e 6 marsit?
“Komente personale për ta nuk kam, kam komentin e përgjithshëm që ata janë kandidatët e Lul Bravës dhe nuk kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush tre ditë më parë”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje