Qeveria do të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë banorët e zonës së “5 majit”, si ata që i kanë të legalizuara pronat e tyre, ashtu edhe të tjerët që nuk i kanë të legalizuara ato.
Deklarata u bë nga zv.Kryeministri Arben Ahmetaj.
“Rreth 60 janë ndërtime të palegalizuar. Qeveria ka vendosur në janar të 2021, që edhe ata të palegalizuar do të trajtohen njësoj. Nëse dikush ka sot te 5 maji një ndërtesë, shtëpi apo, dyqan 200 metra/katrorë do të marrë me shkëmbim po 200 metra/katrorë”, tha Ahmetaj.
Deklarata e zv.Kryeministrit bie ndesh me pretendimet e disa banorëve, që thonë se në kontratat paraprake u është ofruar sipërfaqe më e vogël se sa sipërfaqja e shtëpive që iu shemben nga ky proces.
Zv.Kryeministri u shpreh se deri më tani janë bërë 27 kontrata të atyre që janë me ndërtesa të legalizuara dhe tha se marrëveshjet e nënshkruara janë në përputhje me ligjin dhe premtimet që do të mbahen nga ana e Qeverisë.
Ahmetaj akuzoi opozitën se po e përdorte politikisht këtë çështje dhe e ftoi atë që të heqë dorë nga ky përdorim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje