Politike

Qendër e përbashkët policore dhe doganore me Greqinë, Kuvendi miraton marrëveshjen

Gjatë seancës së sotme plenare Kuvendi ka marrë disa vendime të rëndësishme për çështje që ishin në rendin e ditës. Është miratuar marrëveshja e krijimit të një qendre të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.

Kuvendi e ka miratuar këtë marrëveshje me 110 vota pro dhe 1 kundër, ndërkohë që me 111 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar edhe projektligji “Për ratifikimin e konventës për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”.

Kuvendi ka zgjedhur gjithashtu me 100 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim Gent Sejkon si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në rendin e ditës për seancën e sotme ishte dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve”, që u miratua me 105 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë