Bota

Pentagoni konfirmon planin rus për një pushtim me pretekst të Ukrainës

Rusia ka në plan ta pushtojë Ukrainën me një pretekst. Ky është pohimi që vjen së fundi nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, i cili konfirmon kështu lajmin e publikuar më parë nga “Washington Post”.

Sipas Pentagonit, një nga hipotezat është se Rusia “mund të shpikë një sulm nga ana e Kievit, me video propaganduese që tregojnë kufoma dhe armë ukrainase të marra nga Perëndimi”.

Sulmi i mundshëm “mund të përfshijë viktima të supozuara jo vetëm në Donbass, por edhe në Rusi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë