Sport

Pekin 2022/ Nis sot zyrtarisht Olimpiada dimërore, Shqipëria përfaqësohet me një skiator

Erdhi momenti i nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike dimërore Pekin 2022. Edhe pse më 2 shkurt kanë nisur garat e para, Olimpiada dimërore fillon zyrtarisht sot, me ceremoninë e hapjes në orën 13:00, në stadiumin kombëtar, ku do të ndizet flaka olimpike.

Menjëherë pas ndezjes së flakës dhe nisjes zyrtare të Lojërave, skena do të jetë e gjitha për protagonistët kryesorë, sportistët, të cilët do të fokusohen te sporti, duke lënë mënjanë virusin, çështjet politike dhe bojkotin diplomatik. Do të mungojnë në këtë Olimpiadë publiku i huaj për shkak të masave anti-Covid.

Foto ilustruese. Nga provat per ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike dimerore. Gazeta Si, 4 shkurt 2022

Në Olimpiadën dimërore të Pekinit merr pjesë edhe Shqipëria, që përfaqësohet vetëm me një sportist. Ai është skiatori Deni Xhepa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë