Politike

Basha i drejtohet Berishës dhe Metës: Ballafaqohemi të tre në SPAK për akuzat ndaj meje

Në takimin me demokratët e degës numër 4 të Tiranës ku i pranishëm ishte edhe ish-nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj i zëvendësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita ka dy rrugë përpara: “Opozitë ballore, pa kompromis ndaj Edi Ramës dhe e dyta të mbetemi parti e vlerave euroatlantike”.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Basha i sheh në një prizëm:  

“Këto janë zgjedhjet; o me demokratët për demokratët, o me Ilir Metën për Ilir Metën, që do të thotë për Edi Ramën. Të tjerat janë broçkulla. Dhe se kam fjalën vetëm për 6 marsin, e kam fjalën për gjithë iniciativat. Shikoni si bëhen bashkë kur iu cenohen interesat! E mbani mend në 2018-ën, iniciativën për vettingun politik? Sigurisht që e mbani mend. Pse në 2018-ën edhe Sali Berisha edhe LSI e firmosën dhe sot janë kundër? Pse? Pse janë kundër sot? Sot që e kanë bërë malin e akuzave kundër meje, kundër bashkëpunëtorëve të mi, më të lartë se malin e Dajtit, unë iu them merrini këto akuza, çojini në SPAK, unë i pari shkoj në SPAK, dhe bashkë me mua të vini ju të dy, Edi Rama, gjithë ministrat dhe ish-ministrat e tij, gjithë politikanët shqiptarë, dhe atje të bëhet vettingu i politikanëve”.

Basha përsëriti se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bëre bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike secili për arsyet e veta.

 “A do jetë Partia Demokratike partia e demokratëve apo do jete shtëpia e Ilir Metës? Njëri do të mbrohet për hallin e vet, do të fusin kokën për hallin e vet, tjetri do të marrë votat e demokrateve t’i çojë tek Edi Rama. Këto janë dy zgjedhjet, tjerat janë propagandë. Unë e di që jemi të qartë, po e di që jashtë kësaj salle ka anëtarë të Partisë Demokratike, simpatizantë tanët, votues tanët të 25 prillit, votues që do na kishin votuar me 25 prill, por patën lloj-lloj pengesash që s’kam ndërmend, por ju e dini se çfarë pengesash, pengesat e masakrës zgjedhore, po edhe një skepticizëm a ishim apo përfaqësonim me të vërtetë ndryshimin ne…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë