Politike

Kandidatët e primares në fushatë, strategjia që po ndjek Komisioni i Rithemelimit për të fituar vota

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zyrtarizoi të enjten kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në anën tjetër Komisioni i Rithemelimit ka vijuar takimet ne bazë për kandidatët e tyre të zyrtarizuar javës që kaloi përmes primareve.

Me regjistrimin në zgjedhje nën siglën nje koalicioni që në fakt do të garojë vetëm me LSI dhe PDK, anëtarët e komisionit të Rithemelimit janë vënë në lëvizje.   

Strategjia e tyre do të jetë jo vetëm sulmi ndaj kundërshtarit, por edhe emrit tjetër përballe tyre në PD.

Tritan Shehu në takimet organizative të zhvilluara në Lushnjë ka komentuar se gara në këtë qytete është jo vetëm ndaj krimit, korrupsionit, por edhe “patericës së regjimit”, duke iu referuar në këtë rast kandidatit Indrit Sefa të propozuar nga Basha edhe pse Shehu nuk e ka cituar as me emër

“Vazhdon deri në orët e vona të darkës puna organizative për zgjedhjet e 6 Marsit në zyrat elektorale të PD.

Lushnja është në prag të ndryshimit të shumë pritur.

Lushnjën do t’ja kthejë qytetarëve PD-ja me kandidatin e saj Elton Bano, qytetarin e vlerave, traditës e perspektives.

Regjimit që ka sunduar Lushnjën me korrupsion, injorance, diskriminim ndaj qytetareve po i vjen fundi.

Kandidatja e regjimit është pikërisht një “trashëgimtare” e denjë e atyre anti vlerave.

As “paterica” e regjimit e vënë nga “sekti i bravës” nuk e shpëton dot atë dhe as e pengon dot fitoren e Z. Bano.

Edhe pak jave na ndajnë nga rivendosja e dinjitetit qytetar e shpresave për më mirë”, shkruan Tritan Shehu që është edhe i dërguari i Berishës në atë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë