Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kishte një replikë indirekte me kryeministrin Edi Rama lidhur me mënyrën se si e shohin ecurinë e reformës në drejtësi.
Ndërsa Rama tha më herët në një konferencë për shtyp se nuk do të bënte kthim pas për mënyrën se si e drejtoi reformën në drejtësi, (duke mos kursyer në një farë mënyre edhe ish-ministrin e tij kampion Saimir Tahiri), Meta ka argumentuar të kundërtën duke sjellë një tjetër debat, ajo për inceneratorët.
“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?
Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.
Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”, shkruan Ilir Meta në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje