Politike

Patozi për Berishën dhe Bashën: Jo të gjitha për Edi Ramën, kërkoni ndonjë votë edhe për vete

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar mënyrën se si dy palët brenda PD-së po bëjnë fushatë për zgjedhjet e 6 marsit, ku secila prej tyre ka bazike akuzën se po bashkëpunon me palën kundërshtare Edi Rama, duke harruar se për çfarë po hyjnë në garë vetë.  

“Foltorja thotë se çdo votë për kandidatët e Lulit shkon për Edi Ramēn, ngaqë ata e ndajnë bashkë pushtetin prej shumë vitesh.

Partia Demokratike e vulës thotë që kush voton për Sali Berishën i jep oksigjen Trekëndëshit të Bermudës, që drejtohet dhe udhëhiqet nga Edi Rama.

Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.

Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi kjo do të thotë që se vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anulimin e tyre”, shkruan Patozi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë