Politike

Inceneratorët, Tabaku del me emra: Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Gjiknuri përgjegjës

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku tha pas mbledhjes së komisionit se me miratimin e planit të hetimit, PD është e angazhuar për t’i shkuar  në fund kësaj cështje.

 “Në gjykimin tonë, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, janë përgjegjës për këtë aferë.

 Do t’i dëgjojmë kur të përgjigjen por ne jemi të angazhuar që t’i çojmë këta përpara drejtësisë, me të gjitha provat dhe faktet shtesë që do të mbledhim.

 PS u përpoq në shumë raste të jetë mburojë politike për pjesën më të madhe të dëshmitarëve, të pengojë punën e Komisionit, por nuk ia doli.

 Nuk ia doli që të pengojë shqiptarët që të dëgjojnë se si afera 430 milionë euro e inceneratorëve është vendosur, në zbatim dhe njëkohësisht se si po shkon dita ditës në mënyrë abuzive e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, sepse e Elbasanit tashmë ka përfunduar…”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë