Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se partia e tij DPS (Partia Social-Demokrate), ka arritur të thyejë ofensivën e Beogradit, që falë të preferuarve të tij në Podgoricë, u përpoq të aneksojë shtetin e vogël buzë Adriatikut.
Në një intervistë për “DW”, Gjukanoviç tha se vendi i tij tani është “në proces të konsolidimit të pushtetit” dhe se interesi më i madh i Malit të Zi është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.
“Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtet formuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit përjetuam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi, u shpreh kreu i shtetit malazez. – Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi, nënkuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit ‘Bota Serbe’. Kjo nuk ndodhi, sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS”.
Gjukanoviç theksoi se partia e tij do të mbështesë “çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të vendit dhe do të promovojë demokracinë multietnike”.
Sipas tij, kjo gjë do të sjellë zhvillim dinamiko-ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar në mënyrë demokratike, “të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”.
Përkrahjen ndaj qeverisë së pakicës së propozuar nga zv/kryeministri me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç, ai e argumentoi duke thënë se “do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.
Sipas Gjukanoviçit, qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është e profilizuar qartë për Serbinë e Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje