Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme banorët e Kombinatit. Ai theksoi se beteja e PD është për Shqipërinë dhe është ballore dhe pa kompromis.
“Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve”, tha Basha duke shtuar se Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane.
“Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se PD është e vetmja shpresë për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës.
Ai theksoi se vettingu i politikanëve, reforma e sistemit zgjedhor, pra reforma territoriale në tërësinë e vet, reforma territoriale janë tre hapa të domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga kjo greminë. Ka filluar, apo ka vazhduar të themi më mirë, se s’ka filluar me Sajen kjo punë.
“Ndaj ndërkohë që natyrisht ka vëmendje dhe duhet të ketë vëmendje për betejën në këto 6 bashki, ku ballë për ballë është Partia Demokratike e Shqipërisë, një Parti Demokratike dhe Trekëndëshi i Bermudës, ne do ta vazhdojmë këtë proces, shtrirjen anembanë shoqërisë. Sepse ne jemi e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë. Ne kemi treguar se e dimë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës. Basha falënderoi demokratët për vëmendjen ndaj këtyre fjalëve, që siç tha ai nuk janë të lehta për t’u thënë. “Por unë i them, dhe nënkuptoj çdo presje të këtyre fjalëve i prisni me entuziazëm se po them edhe një herë se nuk është një vend dhe një kohë për zemërdobëtin, për mendjen turbulluar, për ato që kanë deficensë kurajo apo vizioni. Ndaj, në këtë sallë edhe në salla të tjera si këto në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë mblidhemi ne demokratët, mblidhemi ne Partia Demokratike e Shqipërisë sepse ne e kemi edhe kurajën edhe vizionin, edhe mendjen e qartë për ta ditur se çfarë duhet bërë, për ta dashur pavarësisht sakrificës dhe vështirësive dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ose siç na sugjeroi mençuria e Vaqarit, për t’i dal zot. Me ndihmën e Zotit, demokratët e pastër dhe të sakrificës e të gjithë demokratëve të ndershëm”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje