Bota

Shkarkohet kryetari i Kuvendit në Malin e Zi

Mali i Zi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç.

Seanca u shoqërua për disa orë me debate të ashpra, ndërsa në fund u vendos për shkarkimin e Beçiç. Gjithsej votuan 79 deputetë, nga të cilët 43 votuan pro dhe 36 kundër.

Qeveria e Krivokapiç, u rrëzua më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe të Lëvizjes Qytetare URA.
Që fillimet e formimit të qeverisë, në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiç është përshkuar me debate midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-europianë, gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.
Që në fillimet e formimit të qeverisë, në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiç është përshkuar me debate midis partnerëve të koalicionit, atyre pro-serbë dhe pro-europianë, gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë