Gazeta Si – Diplomacia ndërkombëtare për çështjen e Ukrainës po intensifikohet sërish. Pas javësh bisedimesh dhe takimesh, thirrjesh për dialog dhe kërcënime, Emmanuel Macron u prit në Moskë nga Vladimir Putin.
“Ne duhet të arrijmë në shtensionim të situatës, dialogu është i nevojshëm për të ndërtuar një përgjigje që na lejon të shmangim luftën”, ka thënë presidenti francez.
Kreu i Kremlinit, nga ana e tij, deklaron se NATO “është gjithçka tjetër, veçse një organizatë paqësore”. Bisedimet mes dy liderëve zgjatën mbi pesë orë. Megjithatë, Putin shpreson të “vazhdojë përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje kompromisi”.
Commençons à bâtir une réponse utile pour la Russie, utile pour toute notre Europe, une réponse qui permette d’éviter la guerre, de construire les éléments de confiance, de stabilité, de visibilité. Ensemble. pic.twitter.com/gutNEE5Frb
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 7, 2022
Dhe më pas ai vlerësoi rolin e Parisit në formësimin e sigurisë evropiane, duke i thënë homologut të tij, të ulur në anën tjetër të një tryeze të gjatë të bardhë: “Ne ndajmë shqetësimin për sigurinë evropiane”.
Dialogu me Rusinë është “mjeti kryesor për arritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, thotë kreu i Elysee-së, duke theksuar se takimi me Putinin u zhvillua pikërisht në ditën e 30-vjetorit të Traktatit të vitit 1992 për marrëdhëniet dypalëshe.
Macron deklaron se në këtë drejtim Franca “ka shpresa të mëdha në lidhjet kulturore dhe shkencore” mes dy vendeve. “Ne patëm një diskutim që na lejoi të formulonim një sërë propozimesh, për të cilat besoj se mund të them se ka elemente të konvergjencës midis Rusisë dhe Francës”.
Macron foli në telefon me presidentin amerikan Joe Biden të dielën për “përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për diplomacinë dhe parandalimin e një situate të tensionuar”.
Dhe, në një intervistë për “Journal du Dimanche”, ai përsëriti se “qëllimi gjeopolitik i Moskës, sot nuk është qartësisht Ukraina, por të qartësojë rregullat e bashkëjetesës me NATO-n dhe BE-në”.
“Unë shoh se sa përpjekje po bën udhëheqja aktuale franceze për të garantuar siguri të barabartë në Evropë, për një perspektivë serioze historike dhe për të adresuar çështjet që lidhen me zgjidhjen e krizës në juglindjen e Ukrainës”, iu përgjigjet Putin homologut francez..
“Disa ide” të paraqitura nga Macron për sigurinë mund të përdoren për “hapa të mëtejshëm të përbashkët” me Rusinë, thotë Putin.
Ce vers quoi nous devons aller, c’est la désescalade. Nous en connaissons les termes. Grandes questions de sécurité collective, question ukrainienne, situation sécuritaire en Biélorussie et dans toute la région : avançons. pic.twitter.com/sXEDLGf4jO
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 7, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje