Lojërat Olimpike dimërore të Pekinit po hasin probleme që deri diku ishin parashikuar, por sportistët kanë shumë rezerva për kushtet e izolimit për ata që rezultojnë pozitivë. Dhe situata me Covid-in ka krijuar jo pak vështrirësi.
Ditët e fundit, skuadra ruse e femrave në hokejit në akull ka pasur disa raste pozitive dhe disa lojtare janë izoluar. Ndeshja me Kanadanë filloi me një orë vonesë, në pritje të rezultateve të tamponëve.

Të dyja skuadrat kanë zbritur në fushën e akullt me maska. Vendimi u mor, pasi ishte skuadra kanadeze që në fakt kërkoi me ngulm të veprohej në këtë mënyrë, duke mos pasur besim te tamponët dhe duke dashur të shmangë sa më shumë rrezikun.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje