Në shpatin e mundimshëm të Yanqing, të goditur nga era ditët e fundit, Matthias Mayer ka fituar super sllallonin gjigant të skive në Olimpiadën e Pekinit. Austriaku e mbylli garën me kohën 1:19.94, duke marrë medaljen e artë, pasi la prapa Cochran-Siegle (+0.04) dhe Kilde (+0.42).
Jashtë zonës së medaljes kanë mbetur në mënyrë surprizë Odermatt dhe Feuz, por edhe Dominik Paris (+2.68). Kjo është medalja e tretë e artë në tre edicione të ndryshme Lojërash Olimpike dimërore për Matthias Mayer.
Edhe pse super sllalloni i Pekin 2022 njihej nga Reto Nydegger, trajner i Zvicrës, Marco Odermatt dhe Beat Feuz nuk e kanë shfrytëzuar aspak këtë favor. Ai që ka festuar është austriaku i datëlindjes 1990. Pas dishezës së lirë në Sochi 2014 dhe supergjigantit të Pyeongchang 2018, Mayer ngjitet për herë të tretë radhazi në shkallën më të lartë të podit olimpik, falë raketave që ka nën këmbë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje