Bota

Bullizonte punonjëset femra, këshilltari i Bidenit për shkencën jep dorëheqjen

Gazeta Si – Shkencëtar brilant, por edhe arrogant dhe mosrespektues ndaj grave. Të dy nuk mund të bashkëjetonin në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu, Eric Lander, 65 vjeç, dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë, një rol i njëjtë me atë të ministrit në qeverinë e Joe Biden.

Lander, i lindur në Nju Jork, një matematikan, që atëherë është bërë një pikë referimi absolute për gjenetikën. Ai është profesor i biologjisë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT në Boston) dhe pedagog në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Në pranverën e vitit 2021, presidenti e kishte zgjedhur atë si këshilltar shkencor, duke i besuar edhe drejtimin e kërkimit kundër kancerit, të ashtuquajturën “Moonshot Initiative”, e cila synon të reduktojë vdekjet me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme.

Një projekt shumë i rëndësishëm për Biden që humbi fëmijën e tij të parë, Beau, nga një tumor në tru. Pra, dorëheqja e Lander është një goditje politike, por edhe personale për liderin amerikan.

Situata, megjithatë, ishte bërë e paqëndrueshme, pasi faqja “Politico”, kishte mbledhur zbulimet e Rachel Wallace, një drejtuese e “Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë”, e drejtuar nga Lander që nga 2 qershori 2021.

Wallace tha se ajo bëri një ankesë të brendshme për t’i dhënë fund “bullizmit” të shefit kundër saj dhe punonjëseve të tjera.

“Punonjës të shumtë janë përlotur, të traumatizuar dhe me ndjenjën e të qenit të pambrojtur dhe të izoluar”. Në fillim hetimi i brendshëm nuk nxori në dritë “sjellje diskriminuese në bazë të gjinisë”.

Shtëpia e Bardhë kishte mbuluar gjithashtu Lander. Zëdhënësja Jen Psaki, vuri në dukje se sjellja e tij ishte shqyrtuar me kujdes nga senatorët gjatë procesit të ratifikimit të emërimit. Në realitet, gjatë seancave, disa deputetë i kishin kërkuar llogari për njohjen e tij me Jeffrey Espstein.

Janarin e kaluar, 500 shkencëtare femra nënshkruan një editorial në revistën “Scientific American”, duke i kërkuar Bidenit të shkarkonte Landerin “për reputacionin e tij të diskutueshëm dhe egon e pafund”.

Një biolog, James Watson, kishte thënë publikisht se kolegu i famshëm kishte “një histori të gjatë komentesh raciste dhe seksiste”.

Lander u përpoq të frenonte valën me një letër faljeje. Por kjo nuk mjaftoi për të qetësuar zemërimin e Wallace dhe njerëzve të tjerë të ofenduar.

Në atë moment ai u largua nga detyra me një mesazh të fundit: “Jam i shkatërruar, sepse u kam shkaktuar vuajtje kolegëve të mi”.

Në fillim të mandatit të tij, Biden premtoi: “Nëse dikush nuk ju respekton gjatë kohës që punoni për mua, ju premtoj se do ta pushoj menjëherë”.

Kështu të hënën në mbrëmje ai mund të pranonte vetëm dorëheqjen e Lander, megjithëse “me mirënjohje për punën e bërë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë