Sport

Të gjithë të çmendur pas curling, mësoni sekretet e një sporti mesjetar!

Gazeta Si – Curling sport modern dhe i lehtë? Jo, aspak. Origjina e curling, në fakt, lidhet me Skocinë mesjetare. Le të shohim cilat janë sekretet e një disipline antike, që pas medaljes së artë të fituar nga italianët Stefania Constantini dhe Amos Mosaner në dopion mikse në Pekin 2022, ka shtuar shumë kuriozitetin.

Gjurmët e para të kësaj disipline sportive janë zbuluar në Skocinë mesjetare: dokumenti i parë i shkruar i një sfide në akull me gurë u përket regjistrave të Renfrewshire, në vitin 1541. Curling është një sport skuadre, që luhet në një sipërfaqe të niveluar, me gurë të rëndë graniti të lëmuar dhe me një dorezë. Janë gurë që vijnë nga guroret e Skocisë dhe Uellsit.

Guri me te cilin luhet curling. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Nëse ju duket një sport i lehtë dhe i mërzitshëm, me pak lëvizje, duhet të ndërroni mendje. Kërkohet shumë impenjim dhe lodhje e përqendrim, detaje që e nuk e bëjnë një sport të praktikueshëm për të gjithë. Një ndeshje zgjat dy orë e gjysmë dhe gjatë saj sportistët lëvizin një gur që peshon 18.6 kilogramë. Stërvitja është masakruese dhe nuk mungojnë dëmtimet në bërryla, në shpinë dhe në gjunjë.

“Shtepia”, ku duhet te shkoje guri i curling. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Për rregullat e lojës janë të shumtë ata që kanë pyetur këto ditë të Olimpiadës dimërore. Lojtarët, të ndarë në dy skuadra, rrëshkasin gurët drejt një zone të ckatuar, të quajtur “shtëpi”, e shenjuar me tre unaza koncentrike. Fusha është e gjatë 45 metra dhe e gjerë 4.5 metra. Fshesa përdoret për të pastruar akullin gjatë rrëshkitjes së gurit dhe shpesh përdoret edhe si mbështetje gjatë hedhjes, për të udhëhequr trajektoren dhe shpejtësinë.

Amos Mosaner dhe Stefania Constantini, dy italianet qe fituan medalje ne curling ne Pekin 2022. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Garat ndërkombëtare janë të ndara në 10 duar, ku secila përfundon kur çdo lojtar i të dyjka skuadrave ka lëshuar dy gurë nga njëri ekstrem i fushës drejt “shtëpisë” në krahun e kundërt, për një total prej 16 gurësh. Fiton skuadra që mbledh më shumë pikë. Në nivel ndërkombëtar, çdo skuadër ka në dispozicion 73 minuta kohë për të kompletuar hedhjen e gurëve. Strategjia është një pjesë më vete, curling është mbi të gjithë një lodhje e jashtëzakonshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë