Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrezojë kërkesën e PD për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga çështja që do të shqyrtojë statutin e Komisionit të Rithemelimit.
Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor.
Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.
Më pas ishte një kërkesë e depozituar nga PD-ja zyrtare në Gjykatën e Tiranës për ta ndryshuar gjyqtarin, kërkesë që nuk u pranua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje