Politike

Deklarata e Ballës për kandidatët e Berishës ndez debatin, Komisioni i Rithemelimit: Po bën fushatë për Bashën

Në një takim të zhvilluar me socialistët e Lushnjës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar demokratëve që të mos votojnë kandidatin e propozuar nga Sali Berisha.

‘Përse i duhet vota një demokrati? Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së?”, është shprehur Balla, një deklaratë që nga Komisioni i Rithemelimit është interpretuar si ftesë e tij për të mbështetur kandidatin e Lulzim Bashës.  

“Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë.

Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës.

Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur.

Prandaj më 6 Mars të votojmë për t’i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën!”, thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionit të Rithemelimit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë