Politike

Kallëzimi i Metës, reagon Kuvendi: Asnjë prej pretendimeve nuk qëndron

Kuvendi ka reaguar me një deklaratë të shkurtër lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK.

Kuvendi sqaron ndër radhë se asnjë nga pretendimet e Ilir Metës nuk qëndron, por u futur në detaje   

“Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë