Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.
Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte. Partia Socialiste depozitoi dokumentacionin për 6 kandidatë: Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni; Durrës Emiriana Sako; Lushnje, Eriselda Sefa; Rrogozhinë, Edison Memolla; Vorë, Blerim Shera; Dibër, Rahim Spahiu. Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për kandidatët: Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi; Dibër, Luan Haka; Vorë, Ymer Marku; Lushnjë, z. Indrit Sefa; Durrës, Luan Hoti; Shkodër, Xhemal Bushati. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka përfaqësohet zyrtarisht me 6 kandidatë: Vorë, Lulzim Vrana; Dibër, Premtim Kryemadhi; Shkodër, Bardh Spahia; Durrës, Ardian Muka; Lushnje, z. Elton Bano; Rrogozhinë, Hekuran Xhani.
Ndërkohë në fletën e votimit do të jenë edhe dy kandidatë të partisë Lëvizja e Re: Durrës, Jonid Nano; Dibër, Dritan Torba.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje