Gazeta Si – Që sot, 11 shkurt 2022, të gjithë pa maska në ambiente publike, si dhe një rihapje për diskotekat. Italia nis kështu një hap të dyfishtë drejt daljes nga pandemia. Rruga e identifikuar nga qeveria fillon sot dhe përfundon më 15 qershor, kur skadon detyrimi i vaksinimit për moshën mbi 50 vjeç.
Nga infeksionet e deri te terapitë intensive dhe të zakonshme, të gjitha të dhënat janë në rënie dhe tregojnë një situatë pandemike që është gjithnjë e më shumë nën kontroll.
Hapi i parë do të jetë lamtumira ndaj detyrimit për të përdorur maska jashtë, një masë që ishte vendosur me dekretin e 13 tetorit 2020, pra 16 muaj më parë, kur Giuseppe Conte ishte ende në ‘Palazzo Chigi’.
Por pika vendimtare e kthesës do të jetë më 31 mars, kur gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë me një lehtësim të të gjitha kufizimeve të tjera, duke përfshirë lejen e gjelbër.
Për ‘green pass’, afati duhet të jetë 15 qershori, kur skadon detyrimi i vaksinimit për mbi 50 vjeç, por nuk përjashtohet që edhe të përshpejtohet, me disa ndalime që mund të bien edhe para 31 marsit.
Edhe pse Italia e ka tejkaluar pragun simbolik dhe dramatik të 150,000 vdekjeve, të dhënat për evolucionin e pandemisë janë ngushëlluese. Ishin 75,861 raste të reja të infektimit një ditë më parë, 325 viktima me një normë të qëndrueshme pozitiviteti prej 11.1.
“Jemi drejt daljes, por duhet të jemi të kujdesshëm, të vazhdojmë me sjellje të matur”, përsërit ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Qëndrimi i qeverisë ka ndryshuar: kurba epidemiologjike lejon lehtësimin e masave të kontrollit, siç po ndodh tashmë në disa vende evropiane.
Por Speranza dhe kryeministri Mario Draghi bien dakord për nevojën e rihapjes graduale, duke shmangur rrjedhjet që më pas mund të detyrojnë të tërhiqen, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën. Vështirë të harrohet vera e vitit 2020, kur vendimi i qeverisë për të rihapur diskotekat, kontribuoi në rritjen e ndjeshme të rasteve në vjeshtë.
Tashmë edhe sektori që ka qenë ndër më të penalizuarit në këto dy vite emergjence mund të rifillojë.
Kështu, nga sot nuk do të duhet të mbahet maska më jashtë, por do duhet të mbahet gjithmonë me vete dhe të vendoset në rast mbledhjesh apo situatash, ku nuk është e mundur të qëndrohet në distancë nga njerëzit e tjerë.
Edhe diskot po rihapen për kërcim, por vetëm sipas protokolleve të miratuara tashmë. Vetëm ata me leje të përforcuar të gjelbër do të mund të hyjnë, pra të rikuperuar ose të vaksinuar.
Nëse disko është brenda, do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës, përveç rasteve kur jeni në pistën e kërcimit. Nga ana tjetër, në diskotekat e hapura mund të qëndrohet pa maskë. Kufiri i kapacitetit nuk mund të jetë më i lartë se 75% jashtë dhe 50% brenda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje