Gazeta Si – Nëse historitë olimpike janë frymëzim, ajo e skiatorit Colby Stevenson është një leksion i vërtetë jete. Amerikani ka fituar medaljen e argjendit në ‘freestyle’ (specialiti big air) në Lojërat Olimpike dimërore Pekin 2022, ndërsa rrugëtimi i tij është ai një rilindjeje. Në 2016-ën rrezikoi jetën në një aksident të rëndë automobilistik, që u duk se do t’ia bënte të pamundur rikthimin në përditshmërinë normale. Por rezultoi ndryshe…
Sot Colby Stevenson flet nga lart podit olimpik. Kanë kaluar 6 vjet që kur ai u gjend në spital me fraktura në kafkë, 30 në total, me disa vertebra të thyera edhe në qafë. Një gjendje dëshpëruese dhe menjëherë dy ndërhyrje kirurgjikale delikate, një prej të cilave për vendosjen e një pllake titani në kafkë. Colby qëndroi për tri ditë në koma.

Pasi mbijetoi, ai nisi fazën e rehabilitimit, mjekët ishin të sigurt se ai nuk mund të bënte më ski në nivel kompetitiv. Por Colby filloi stërvitjen dhe nuk u dorëzua as dy vjet më pas, kur pësoi një dëmtim në shpatull, që i hoqi mundësinë për në Pyeongchang 2018. Stërvitje e fortë për të shkuar në Pekin 2022, ku ia doli të varë medaljen e argjendit në qafë. Ai doli pas norvegjezit Rud dhe përpara suedezit Herling Harlaut.
“Sinqerisht, më duket si një skenë filmi”, – ka thënë amerikani i datëlindjes 1997. “Incidenti? Tani nuk dua ta mendoj, është diçka e së shkuarës, por të kthehem dhe të garoj në nivel të lartë sërish pas asaj që kalova, më bën të ndihem mirë. Nëse mbijetava pas atij rasti, mund të mbijetoj ndaj çdo rënieje. Kështu e përjetoj. Është shumë e rëndësishme që sporti më ka mësuar shumë për jetën. E mësova mbi të gjitha këtë vit”, – ka shtuart Stevenson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje