Sport

Super Bowl 56, si vijnë dy finalistët në eventin sportiv më të ndjekur në botë!

Gazeta Si – Kush do ta fitojë Super Bowl 2022, edicionin e 56-të final të kampionatit NFL? Fituesit e ‘National Football Conference’, Los Angeles Rams të Matthew Stafford, do të sfidojnë skuadrën më të mirë të ‘American Football Conference’, Cincinnati Bengals të Joe Burrow. Një ndeshje teke, në ‘SoFi Stadium” të Inglewood në Los Angeles, shtëpia e LA Rams, edhe pse në fakt konsiderohet fushë neutrale.

Trofeu i Super Bowl. Gazeta Si, 11 shkurt 2022

Dhjetëra miliona telespektatorë do ta ndjekin këtë ndeshje nga e gjitha bota. Bëhet fjalë për të ardhura të jashtëzakonshme, që e bëjnë Super Bowl eventin sportiv më të ndjekur në botë. Reklamat kanë kosto shumë të larta, ndërkohë që në këtë finale performojnë këngëtarët më në zë të momentit.

Super Bowl 2022 do të zhvillohet mbrëmjen mes së dielës dhe së hënës, pra midis 13 dhe 14 shkurtit me orën europiane. Kurioziteti është i madh se cila skuadër do të pasojë sukesin e Tampa Bay Buccaneers të Tom Brady, tashmë i tërhequr nga futbolli amerikan.

Në çdo rast do të jetë një surprizë, duke qenë se si Los Angeles Rams, ashtu edhe Cincinnati Bengals, nuk ishin ndër skuadrat më të kuotuara në fillim të sezonit për të qenë në këtë finale.

Pas një sezoni të rregullt në një nivel të mirë, por të mbyllur nga të dy formacionet në vend të 4-t në konferencat respektive, LA Rams dhe Cincinnati Bengals e rritën cilësinë në pjesën më të rëndësishme të sezonit, në fazën e ‘play-off’-it.

Ecuria e Los Angeles Rams deri në Super Bowl
Të luanin në finale e NFL-së, përpara publikut të tyre, ishte objektivi i LA Rams që kur “SoFi Stadium” u përcaktua si selia e Super Bowl 56. Mes të thënit dhe të bërit në fakt është në mes një rrugëtim jo i thjeshtë. LA Rams e mbyllën sezonin e rregult në vend të 4-t në ‘National Football Conference’, pas Green Bay Packers, Tampa Bay Buccaneers dhe Dallas Cowboys. Ata luajtën futbollin më të mirë në fazën me eliminim direkt.

Matthew Stafford, lideri i LA Rams. Gazeta Si, 11 shkurt 2022

LA Rams-Arizona Cardinals 34-11
Tampa Bay Buçaneers-LA Rams 27-30
LA Rams-San Francisco Buçaneers 20-17

Arritja më e madhe ishte pa dyshim fitorja në shtëpinë e Tampa Bay Buccaneers, në një sfidë të dominuar deri në 27-3, por dhe me një rikuperim në 27-27 40 sekonda para fundit. Mjaftueshëm për të lejuar Stafford të gjente aksionin sulmues fitues për 30-27 në atë që ishte ndeshja e fundit e Tom Brady.

Ecuria e Cincinnati Bengals deri në Super Bowl
Las Vegas Raiders, Tennessee Titans dhe Kansas City Chiefs. Këto janë pengesat që ka kaluar Cincinnati Bengals në fazën e ‘play-off’-it të NFL-së 2021/22.

Pasi mundën Raiders në “Wild Card Round”, Bengals i habitën të gjithë, duke fituar titullin në ‘American Football Conference’ dhe rrjedhimisht edhe një vend në Super Bowl.

Joe Burrow, lideri i Cincinati Bengals. Gazeta Si, 11 shkurt 2022

Pas 19-16 në fushën e Tennessee Titans, kokë serie, goditja e Joe Burrow erdhi në fushën e Kansas City Chiefs të Patrick Mahomes, me një përmbysje të pabesueshme, të certifikuar në shtesë me rezultatin 27-24.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë