Situata përshkallëzuese në kufirin ukriuanas, që rrezikon të pushtohet nga Rusia, ka ngritur edhe shqetësimin e autoriteteve shqiptare.
Kështu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!
Ministria thekson se ka një rrezik të besueshëm, sipas të cilit situata do të përshkallëzohet atje, prandaj edhe shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë si edhe ata që janë atje duhet të largohen.
Çdo shqiptar që ndodhet aktualisht në Ukrainë duhet të telefonojë numrat +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose të shkruajë në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al; dk@mfa.gov.al
“Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, njofton ministria.
Disa vende europiane kanë filluar të lëvizin trupin e tyre diplomatic në Kiev dhe disa të tjerë u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen sa më parë.
SHBA-të dhe NATO besojnë se ushtria ruse do të sulmojë Ukrainën gjatë orëve apo dy ditëve në vijim pas mbledhjes së të gjithë arsenalit ushtarak përreth këtij shteti.
Një ditë më parë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken tha se e presin një sulm këto ditë, ndërsa mediat amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve ushtarake se sulmi do të ndodhë deri të mërkurën.
Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar deri tani çdo agression të mundshëm në Ukrainë dhe akuzon Perëndimin se po përhap panic në shkallë të gjerë, duke dezinformuar qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje