Ukraina e quan të pakuptimtë shmangien e hapësirës së saj ajrore që po i bëjnë disa kompani fluturimesh, që kanë marrë këto vendimi pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë pushtimin e vendit me një ofensivë bombarduese ajrore nga momenti në moment.
Kompania holandeze KLM tha se do të ndalonte fluturimet për në Ukrainë, ndërsa gjermania Lufthansa njoftoi se po konsideronte pezullimin e fluturimeve. SkyUp i Ukrainës tha të dielën se i duhej të devijonte një fluturim pasi pronari i avionit të marrë me qira e ndaloi atë të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës.
“Vetë Ukraina e konsideron të pakuptimtë në mbylljen e qiellit. Kjo është e pakuptimtë dhe sipas mendimit tim duket sikur po na bëjnë bllokadë”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i shefit të kabinetit të Presidentit ukrainas.
“Nëse kompani të caktuara të transportit ajror vendosin të rikonfigurojnë orarin e fluturimit, kjo sigurisht nuk ka të bëjë fare me vendimet, apo politikat e shtetit tonë”, i tha ai Reuters.
Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj perëndimorë dhe shtete të tjera kanë zvogëluar, ose evakuuar stafin e përfaqësive të tyre diplomatike dhe kanë këshilluar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë drejt Ukrainës.
Uashingtoni thotë se ushtria ruse, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës vetëm në anën lindore të kufirit, mund të nisë sulmin në çdo moment. Moska mohon të ketë ndonjë plan të tillë dhe i ka përshkruar këto paralajmërime si “histeri”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje