Gazeta Si – Dritat e reflektorëve të Pekin 2022 nuk mund të mos drejtoheshin mbi pistën e stadiumit të mbyllur për programin e patinazhit, ku garoi edhe Kamila Valieva. Patinatorja e re nga Rusia vetëm në momentin e fundit fitoi të drejtën të garonte nga KAS-i, pas problemeve të dopingut.

Valieva e mbylli ditën me rezultatin më të mirë, por doli nga pista me lot në sy. Në fakt, gjatë provës 15-vjeçarja gaboi në triplon ‘axel’, që ishte kërcimi i parë në performancën e saj, duke marrë më pak pikë se sa ishte parashikuar.

Sportistja 15-vjeçare ruse, në fund të provës së saj, në mbrëmjen e ‘In Memoriam’ të Kirill Richter, pati një moment emocionesh të forta, por u mbështet nga publiku, që e duartrokiti. Valieva grumbulloi 82.16 pikë dhe mban vendin e parë aktualisht, por është larg rezultatit të saj më të mirë sezonal prej 90.45 pikësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje