Bota

Fundoset peshkarexha spanjolle në Kanada, 4 të vdekur dhe 15 të zhdukur

Gazeta Si – Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 15 rezultojnë të zhdukur në fundosjen e një anije peshkimi spanjolle në ishullin kanadez të Newfoundland.

Agjencitë e lajmeve “Afp”, “Efe” dhe “Europa Press” raportuan, duke cituar autoritetet në vendin iberik, se në bord ishin 22 persona.

Deri tani janë gjetur vetëm tre trupa të pajetë, me operacionet që vazhdojnë, duke kërkuar për të mbijetuar në ishullin e Newfoundland në bregun lindor të Kanadasë.

Anija e peshkimit Villa de Pitanxo, e regjistruar në Marín (Pontevedra) dhe në pronësi të Galician Manuel Nores, u fundos rreth orës shtatë të mëngjesit të kësaj të marte.

Një orë më parë, një zyrtar i qeverisë në Pontevedra, shpjegoi, se “kontakti me kapitenin e anijes u shkëput”.

Tre nga katër varkat e shpëtimit u identifikuan disa orë më vonë, por dy prej tyre ishin “plotësisht bosh” dhe e treta mbante vetëm tre të mbijetuar.

Autoritetet kanadeze tani janë në kërkim të varkës së katërt, por, për momentin, ajo ende nuk është gjetur.

“Situata në ujërat e Newfoundland ishte shumë e keqe”, nënvizoi zyrtari. Tre anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar deri më tani janë në gjendje hipotermike. Dymbëdhjetë nga 22 anëtarët e ekuipazhit janë spanjollë, tetë peruanë dhe dy nga Gana.

Disa anije peshkimi që po peshkonin në zonë gjithashtu po marrin pjesë në shpëtim, duke përfshirë një nga Portugalia dhe një tjetër nga Marín, porti bazë i Villa de Pitanxo.

“Lajme të këqija po vijnë nga përtej Atlantikut, është raportuar se ka të vdekur dhe të zhdukur”, shkroi zëvendëskryeministrja Yolanda Diaz në Tëitter. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez po ndjek “me shqetësim operacionet e kërkimit” të ekuipazhit të anijes spanjolle të peshkimi. Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e shpëtimit”, shtoi Sanchez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë