Ish-kryeministri Sali Berisha, në krah të kandidatit Ardian Muka në Durrës, tha se afera e Portit të Durrësit është e përmasave më të mëdha se ajo e inceneratorëve
“Ne mblidhemi sot këtu për njërën nga aferat korruptive ndoshta tani për tani më të madhe të planetit. Jo vetëm të Ballkanit e të Europës, por të planetit. Mblidhemi në një moment kur mega-grabitës, mega-plaçkitës kanë vendosur t’i rrëmbejnë qytetit në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metra katrorë me një vlerë disa miliardë euro.
Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj, Emari është zhdukur, siç thotë ministrja që meriton më shumë se çdo gjë tjetër apo që njihet më shumë se çdo gjë tjetër për grykësinë e saj, me rregullat e saj i shiti 100% kompanive offshore apo kompanisë offshore Rama-Basha, të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë, tokë në zemër të Durrësit”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi: “Edhe inceneratorët që janë vjedhje flagrante, duken një nënfish i vogël i kësaj që po zhvillohet në Durrës…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje