Politike

PS publikon ekipin e për “Zgjedhoren”, drejtohet nga Gjiknuri

Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit të reformës zgjedhore, ku drejtimi i mazhorancës do t’i besohet Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, që do të jetë edhe bashkëkryetar i komisionit.

Anëtarë nga radhët e PS propozohen Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi dhe Arben Pëllumbi.

Ngritja e komisionit u votua në seancën plenare të javës së kaluar, bashkë me komisionin për reformën territoriale. Në këmbim, PD bashkoi votat me socialistët për të miratuar ngryshimin e Kushtetutës dhe zgjatjen e vettingut.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike nuk ka ende një listë zyrtare me emrat që do të angazhohen në komisionin e reformës zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë