Duke publikuar disa fatura të reja lidhur me pagesat e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës për qëllime konsulence, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha: “Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.
Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.
Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.




Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.
E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.
Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.
Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura”.
Kryemadhi nënvizoi se prokurorët duhet të të veprojnë sa më shpejt.
“Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve”, vërejti ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje