Bota

Rusia nis stërvitjen në Mesdhe, dërgon bombardues bërthamorë në Siri

Rusia ka çuar gjatë orëve të fundit avionë bombardues me rreze të gjatë me kapacitete bërthamore, si dhe avionë luftarakë që transportojnë raketa ipersonike në bazën e saj ajrore në Siri.

Këto mjete do të marrin pjesë në stërvitjen masive ajrore dhe ujore në Mesdheun lindor, sipas njoftimit të bërë gjatë muajit të kaluar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet siriane dhe arabe, sipas të cilave, vizita në Siri e ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergej Shoigu, ka koinçiduar me nisjen e kësaj stërvitjeje ushtarake, që është quajtur si më masivja që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës mbetet e tensionuar dhe çdo lëvizje shihet me interesim të madh nga e gjithë bota.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë