Politike

Kushtetuesja nuk e shkarkoi Metën, Ambasada e SHBA: Vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”, ky është reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën nga detyra e Presidentit.

Në postimin e ambasadës në Facebook thuhet gjithashtu se,  “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë