Gazeta Si – Flakët dhe më pas alarmi që u ngrit në mes të natës. Një zjarr shpërtheu në bordin e një trageti “Euroferry Olympia” me flamur italian nga kompania “Grimaldi Lines” që lidh qytetin e Igumenicës në Greqi me destinacion Bridizin.
Në bordin e anijes kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve “Ansa”, rreth orës 7 të mëngjesit anija u evakuua plotësisht nga automjetet në bord dhe nuk raportohet për të lënduar, ndonëse mediat greke shkruajnë se 12 pasagjerë të cilët mungojnë në traget dyshohet se janë zhdukur. Njëri nga pasagjerët ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe u transportua në Spitalin e Korfuzit.
Zjarri ka ndodhur rreth 9 milje nga bregu, në zemër të zonës greke SAR. Rojet bregdetare greke, përgjegjëse për shpëtimin, kontaktuan menjëherë Komandën e Përgjithshme të Autoriteteve Portuale në Romë, për të koordinuar ndërhyrjen: Roja Bregdetare italiane vuri në dispozicion mjete detare dhe avionë, të cilat megjithatë nuk ishin të nevojshme.
Përveç patrullës së rojës bregdetare greke, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një njësi e Policisë Financiare Italiane që ndodhej në atë zonë detare.



Zjarri në tragetin e linjës “Grimaldi Lines” në brigjet greke, ka shpërthyer në një nga garazhet e anijes. Këtë hipotezë e ka lëshuar Paul Kyprianou, përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme për “Grimaldi”, i intervistuar nga “RaiNews24”.
“Tashmë është e vështirë të kuptosh dinamikën e saktë”, shton ai, ndërsa pas shpëtimit të pasagjerëve dhe personelit, vazhdojnë operacionet në anijen e cila, videot e ekipeve të shpëtimit, e tregojnë të buluar nga flakët.
“Në këtë moment, njerëzit janë evakuuar dhe do të transportohen në Korfuz dhe prej andej do të organizojmë transferimin për kthimin në Itali”, tha Paul Kyprianou, duke konfirmuar se janë të gjithë të sigurt, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Disa nga pasagjerët shprehen se flakët kanë nisur nga garazhet e tragetit, ndërsa disa të tjerë thonë se në garazhe ka pasur edhe shoferë kamionësh të cilët kanë qenë në gjumë.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje