Politike

Mes debatit të inceneratorëve, PS ‘rikthen’ dosjen e CEZ. Balla SPAK-ut: Ku jeni me hetimet për Berishën dhe Shkëlzenin?

Vetëm një ditë pasi Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, në një replikë me Lulzim Bashën i kujtoi atij që të merret me dosjet e vjetra të PD-së përfshi atë të CEZ-it, grupi parlamentar i PS-së, i ka kërkuar informacion SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme se deri ku janë me  hetimet mbi skandalin CEZ-DIA. 

Komisioni Hetimor i PS në 2016 dërgoi raport për disa persona, mes tyre Berisha dhe djali i tij, Shkëlzeni.

PS kërkon informacion se çfarë ka ndodhur me këtë hetim.

Asokohe, (6 vjet më parë) Kuvendi miratoi me 72 vota pro raportin e komisionit hetimor, duke kallëzuar zyrtarisht në prokurori Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Ridvan Boden, Florion Mimën, Genc Rulin, Neritan Alibalin, Enno Bozdon, Mimoza Vokshin, Suzana Guxhollin, Nue Nik Kalaj, Ledina Mandian dhe Sokol Ramadanin.

“Në hidhje me këtë kallëzim (Raportit Përfundimtar të Komisionit Hetimor) dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, kërkojmë të informohemi se në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është, nëse kjo çështje i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe nëse po, në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është.

Për këtë arsye, me anë të kësaj Memo kërkojmë të informohemi se në cfarë gjendje apo shkalle procedimi është ky kallëzim”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë