Gazeta Si – Gjendet i gjallë një nga 12 pasagjerët e zhdukur të “Euroferry Olympia Grimaldi”, tragetit që u dogj në ujërat pranë me Korfuzin, mes Italisë dhe Greqisë. Roja bregdetare greke tha se i mbijetuari u pa në fund të anijes dhe kontaktoi me ekipet e shpëtimit.
Në mesin e 11 personave të tjerë të zhdukur, me sa duket të gjithë shoferë kamioni që kanë fjetur në automjetet e tyre, janë tre shtetas grekë.
Paul Kyprianou, zëdhënësi i kompanisë “Grimaldi Lines”, ka bërë ndërkohë të ditur se “praktika e qëndrimit në garazhe është absolutisht e paligjshme në bazë të rregulloreve ndërkombëtare. Ne respektojmë ligjin dhe kemi patrulla speciale: anëtarë të ekuipazhit që kontrollojnë. Mund të ndodhë që ka shoferë kamioni që nuk ndjekin udhëzimet”.
Në lidhje me dëshmitë që flisnin për “të huajt që ndiznin zjarr në garazhe, bënin festë me radion e furgonëve dhe deheshin”, Kyprianou u përgjigj se ishte “e rëndë që ishte ndezur një zjarr në bord. Jemi kompania e vetme në këtë itinerar që e kemi ndaluar kampingun në bord, sepse e dimë se mund të shkaktojë aksidente”.
Ndërkohë, gjendja e anijes, e cila vijon të digjet, monitorohet vazhdimisht dhe vijojnë operacionet për parandalimin e fundosjes së saj.
Departamenti i Mjedisit Detar i Rojës Bregdetare, i dërguar në vendngjarje nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik, ka konstatuar nga ana e tij mundësinë e derdhjes së karburantit në det: në bordin e tragetit, në fakt, vlerësohet se ka 800 metër kub karburant dhe 23 ton mallra të rrezikshme.
Ekipet e shpëtimit deri tani kanë evakuuar 279 pasagjerë, ndërsa 11 ë tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ishte ora rreth 04:30 e mëngjesit të së premtes kur u dha alarmi që trageti “Euroferry Olympia” është përfshirë nga zjarri fillimisht në pjesën e garazhdit, ku ndodheshin 25 makina dhe 153 kamionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje