Sport

Olimpiada dimërore e Pekinit ul siparin, lë takim në Milano-Kortina 2026

Gazeta Si – Në stadiumin “Foleja e Zogut” të Pekinit është zhvilluar sot ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike dimërore. Një ceremoni spektakolare e një aktiviteti, që përtej ndonjë problemi që pati, dhuroi emocione të mëdha. Shqipëroi u përfaqësua me skiatorin Deni Xhepa, i cili përfundoi vetëm një garë.

Moment nga ceremonia e mbylljes së Lojërave. Gazeta Si, 20 shkurt 2022

Pas parakalimit të sportistëve dhe delegacioneve të gjithë vendeve me flamujt e tyre, ishte radha e një spektakli unik, ndërkohë që është bërë edhe dorëzimi i stafetës mes Pekinit dhe Milano-Kortina, ku presidenti i CIO-s, Tomas Bah, u ka dorëzuar flamurin olimpik Salës dhe Ghedinës, kryebashkiakëve të Milanos dhe Kortinës, ku do të zhvillohet Olimpiada dimërore e 2026-ës.

Numrat koreografikë deri në momentin e shuarjes së flakës olimpike ishin mjaft të bukur. Bie një flok dëbore, ngrihen rrathët olimpikë dhe flaka brenda fiket, duke mbyllur Olimpiadën.

Moment nga ceremonia. Gazeta Si, 20 shkurt 2022

Presidenti Bah ka deklruar zyrtarisht mbylljen e Pekin 2022, ndërsa Kina ka falënderuar të gjithë vullnetarët që ndihmuan në mbarëvajtjen e këtyre Lojërave, që zgjatën 16 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë