Presidenti Ilir Meta dekretoi të hënën emërimin e ish-ministres së Qeverisë “Rama” , Eglantina Gjermeni, ambasadore në misionin e OSBE-së në Vjenë.
Në vitin 2013, Gjermeni u emërua nga Rama si Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Më tej, Gjermeni shërbeu si deputete e PS.

Rreth një muaj para zgjedhjeve të 25 Prillit, Rama njoftoi se Gjermeni nuk do të përfshihej në listën e kandidateve për deputete, një lëvizje që sa duket vete Gjermeni nuk e priti aq mirë, duke e parë si një mënyrë për ta nxjerrë nga politika.
“Në një nga trajnimet trajneri na tha duhet të prezantoni, i thashë kam emocione. Më tha shyqyr që ke emocione. Kur të mos kesh më emocione atëherë duhet të largohesh nga politika…Po iki para kohe, mendoj që ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, kam mësuar, jam rritur, u jam mirënjohëse të gjithëve që më kanë mbështetur…”, tha Gjermeni në një takim me gratë më 8 mars të vitit të kaluar ku ishte i pranishëm edhe Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje