Komunitet

Rikthimi në normalitet, shumica e vendeve europiane po heqin masat anti-Covid

Europa po heq kufizimet e Covid-19 ndërsa shifrat e shtrimeve dhe infektimeve janë në ulje. Rihapja po vijon me Angli, Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Greqi, ku të gjitha po i “braktisin” rregullat që lidhen me virusin duke iu rikthyer jetës normale.
Pavarësisht heqjes së masave të përgjithshme si maskat, distancomi dhe kufizimi i orarit, mendohet që pasaportat e vaksinave të jenë ede në fuqi në shumë vende të BE-së. Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se vaksina dhe imuniteti natyror, të kombinuara me një variant më të butë, do të thotë se tani mund të ketë ‘një periudhë të gjatë qetësie’.

Njerëzit festojnë në koncerte pas heqjes së masave në Francë.

Franca
Klubet e natës në Francë u rihapën për herë të parë në tre muaj të mërkurën mbrëma, si dhe u hoq masa për ndalimin e koncerteve dhe ndeshjeve sportive. Një rregull që ndalonte klientët të hanë ose të pinë në sportelet e bareve dhe kafeneve – ose të konsumojnë ushqim në kinema ose në transportin publik – u hoq gjithashtu.
Maskat e detyrueshme në restorante, kinema dhe palestra do të hiqen më 28 shkurt, por do të jenë ende efektive për trena, autobusë, taksi dhe dyqane.
Franca po regjistron 100,000 raste të reja me Covid-19 në ditë tani pasi arriti kulmin deri 500,000 në janar. Pranimet në spital janë gjithashtu në trend rënie dhe ka pak më shumë se 200 vdekje ditore – krahasuar me 900 në kulmin e valës së parë në 2020.
Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran tha të mërkurën të gjitha rregullat e mbetura mund të hiqen me kalimin e kohës nëse numrat vijojnë të jenë në ulje. Vendi ende kërkon që njerëzit të kenë një certifikatë vaksinimi për të hyrë në vende publike si restorante, kafene, kinema dhe trena në distanca të gjata.

Greqia

Greqia ka zbutur masat që prej 31 janarit. Sipas rregullave të reja do të lejohet muzika sërish në lokale, kafene dhe restorante dhe do të hiqet ora policore e cila ishte deri në mesnatë.

Autoritetet shëndetësore atje kanë deklaruar se do jetë i vlefshëm sërish urdhri i distancimit social në këto vende duke mos lejuar grumbullimet.  Gjithashtu shteti grek ka vendosur që vlefshmëria e certifikatave të hiqet, për personat që nuk kanë mundur të marrin dozën e tretë. Ministria e Shëndetësisë greke ka deklaruar se pas muajit Shkurt këto masa do të rishikohen përsëri.

Holandë

Holanda
Holanda u bë vendi i parë i BE-së që rihyri në një bllokim mbarëkombëtar të vitit 2020 në dhjetor si përgjigje e përhapjes së Omicron. Mbyllja njëmujore bëri që të gjitha baret, restorantet, dyqanet jo thelbësore, kinematë dhe palestrat të mbylleshin deri në mes të janarit. Qytetarëve u lejuan vetëm katër mysafirë në shtëpitë e tyre gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe vetëm dy pas sezonit festiv. Por vetëm disa javë pas daljes nga bllokimi, vendi ka njoftuar që të gjitha kufizimet sociale të hiqen në vendet publike më 25 shkurt. Maskat nuk do të kërkohen më në shumicën e vendeve, përveç në transportin publik dhe në aeroporte. Edhe karantina për ata me Covid-19 u shkurtua deri në pesë ditë.

Gjermani

Gjermania
Gjermania njoftoi synimet e saj për të filluar heqjen graduale të kufizimeve për Covid të mërkurën, me pjesën më të madhe të masave që do të anulohen deri në fund të marsit. Plani do të shohë që masat të hiqen gradualisht në tre faza – me personat e vaksinuar që të kthehen më shpejt liritë e tyre. Hapi i parë do të heqë kufirin e 10 personave në tubimet private midis personave të vaksinuar ose të infektuar së fundmi. Ajo gjithashtu do të heqë pasaportat e vaksinave në dyqanet jo thelbësore. Hapi i dytë do të shohë fundin e një kërkese që njerëzit e vaksinuar dhe të shëruar të tregojnë një test negativ për të hyrë në restorante, bare dhe hotele. Aktualisht, vetëm njerëzit me një dozë përforcuese nuk kanë nevojë të bëjnë një test.
Klubet e natës – të cilat janë mbyllur që nga dhjetori – do të hapen gjithashtu nga 4 marsi. Deri më 20 mars, masat që synojnë personat e pa vaksinuar mund të hiqen. Rastet me Covid-19 në Gjermani janë ende të larta me një mesatare prej 160,000 që regjistrohen çdo ditë. Por pranimet në spital kanë rënë që nga fillimi i muajit.

Gjermani

Austria
Austria u bë vendi i parë në Evropë që vendosi një bllokim vetëm për të pa vaksinuarit. Ndonëse është e vështirë për t’u zbatuar, në parim ndaloi njerëzit që nuk u vaksinuan të dilnin nga shtëpitë e tyre për arsye thelbësore nga 15 nëntori deri më 31 janar. Vendi e bëri vaksinimin ligjërisht të detyrueshëm këtë vit, duke i gjobitur ata që refuzuan të merrnin vaksinën me gjoba deri në 3,000 paund. Austria planifikon të heqë kufizimet e saj të mbetur për të gjithë qytetarët në 5 mars. Do të mbetet vetëm mbajtja e maskave në dyqane, në transportin publik dhe në spitale dhe shtëpitë e kujdesit – së bashku me rregullat e izolimit për rastet e Covid-19.

Austri

Zvicra
Ashtu si Austria, nga e enjtja në Zvicër e vetmja masë në vend do të jetë detyrimi për t’u izoluar për pesë ditë pas një testi pozitiv. Maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme në transportin publik dhe në spitale – e cila pritet të qëndrojë deri në fund të marsit. Ekspertët e shëndetësisë atje deklaruan se Omicron kishte arritur kulmin më 8 shkurt, me infeksionet në rënie të vazhdueshme që atëherë.
Një total prej 21,032 rastesh të reja u raportuan të mërkurën, me mesataren shtatë ditore të rënë me gati një të katërtën në javë.

Zvicra

Danimarka
Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi të gjitha kufizimet e brendshme të Covid-19 në fillim të muajit Shkurt, pavarësisht se u përball me skepticizëm nga shumë shkencëtarë.
Rregullat për maskat, pasaportat e vaksinave dhe udhëzimet për punën nga shtëpia u hoqën pasi vendi u zhvendos në një territor të pa eksploruar. Mbeten vetëm rregullat e izolimit.
Kryeministrja Mette Frederiksen vlerësoi shkallën e lartë të vaksinimit të vendit për lejimin e heqjes së kufizimeve, duke thënë se mbrojtja që jepnin vaksinat do të mjaftonte për variantin shumë më pak vdekjeprurës Omicron. Në pamje të parë, shtrimet në spital me Covid-19 duket se kanë arritur nivelet më të larta rekord që nga hapja, ndërsa vdekjet janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Spanja
Spanja ka ende disa nga masat më të rrepta Covid-19 në fuqi në Evropë. Vendi hoqi përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës të enjten, një masë e vendosur për herë të parë në maj 2020 dhe e rifutur për të luftuar Omicron. Megjithatë, maskat duhet të mbahen në bare e restorante. Spanja hoqi masën e distancimit social dhe aktivitetet në vende të hapura.

Italia
Ndryshe nga shtetet e tjera në Itali ende janë në fuqi rregulla të rrepta, me pasaportat e vaksinave që kërkohen për t’u futur në ambiente të mbyllura në restorante, bare, muze dhe kinema, si dhe për aktivitete në natyrë, si skitë dhe ngjarjet sportive.
Personat mbi të 50-at duhet gjithashtu të vaksinohen ose do të përballen me gjoba të rënda. Dhe vijon rregulli për kapacitetin deri në 50 për qind në ambiente të jashtme dhe 35 për qind në ambiente të brendshme. Njerëzve u kërkohet gjithashtu mbajnë maskë FFP2 – e konsideruar si maska e fytyrës me standard të lartë – në transportin publik. Megjithatë, ministrat njoftuan javën e kaluar se në javët në vijim do të merrej një vendim për heqjen e të gjitha kufizimeve nëse shifrat e Covid-19 ishin në rënie.

Burimi:The Indpendent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë