Politike

PD: Ahmetaj udhëtoi 12 herë me pronarët e inceneratorëve, Gjiknuri 6 herë

Këshilltari ligjor i grupit të PD, Marash Logu tha përmes publikimit të disa dokumenteve se zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

Sipas tij, nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto  

“Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvëndëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.

SPAK duhet të thërrasë një orë e më parë Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin për të sqaruar miqësinë e udhëtimet e tyre me pronarët e inceneratorëve. Sepse, ndryshe nga sa thonë Ahmetaj-Gjiknuri, miqësitë a udhëtimet e tyre private, iu kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro”, tha Logu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë