Politike

“Nëse nuk keni gjë më të mirë për të bërë më ndiqni”-Rama konfirmon pjesëmarrjen në Komision

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar faktin se do të shkojë nesër në Komisionin Hetimor për Incineratorët. Ai do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00.

Kryeministri njoftoi pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi në qytetin e Durrësit.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni!”, – tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë