Kur doli para komisionit hetimor për incineratorët, Edi Rama u rikthye në sallën ku u morr si dëshmitar 19 vite pas komisionit “Olldashi”.
Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.
Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi” në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”. Para komisionit “Tabaku” Rama paraqitet me një tjetër status dhe megafoni nuk po e shoqëron këtë herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje