Ka ndodhur

Vlorë, i riu goditet me sëpatë pas një sherri

Gazeta Si – Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë. I plagosuri mësohet se është B.H., 27-vjeç, i cili është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku do i nënshtrohet një operacioni. Pas kësaj ngjarje mësohet se autori është identifikuar nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë