Draftrezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i kërkon Rusisë që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë dhe të anulojë të gjitha vendimet e veprimet e ndërmarra pas 2014-s, përfshi këtu edhe aneksimin e Krimesë.
Draftrezoluta dënon deklaratën e luftës së Presidentit rus, Vladimir Putin dhe shpreh shqetësime të mëdha për raportimet e humbjeve të jetës së civilëve.
Vëren se situata në Ukrainë përbën një shkelje flagrante të ligjit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe se Rusia ka kryer akte agresioni ndaj Ukrainës.
Rezoluta njeh sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas kufijve që njihen ndërkombëtarisht.
Rusia duhet të ndalë menjëherë përdorimin e forcës ndaj Ukrainës dhe të vetëpërmbahet në gjuhën kërcënuese, apo të përdorimit të forcës ndaj kundrejt anëtarëve të tjerë të OKB-së.
Rezoluta kërkon që Rusia të tërhiqet jo vetëm nga Kievi, por edhe nga Krimea, Luhansku dhe Donetsku dhe t’ja kthejë këto rajonë Ukrainës.
Drafti u bën thirrje të gjitha palëve që të rinisin sa më parë bisedimet e paqes dhe të respektojnë marrëveshjen e Minskut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje