Pas samitit te NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për mediat ka thënë se Rusia po tregohet agresore. Në këndvështrimin e tij vendimet e Putinit mbi Ukrainën janë një gabim i tmerrshëm për të cilin Rusia do ta paguajë një çmim në të ardhmen.
“Do i vendosim sanksione domethënëse Rusisë. Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë”, shtoi ai.
Sipas Stoltenberg, NATO ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës dhe ka vendosur trupa në Lindje të Evropës.
Më tej ai i ka bërë thirrje popullit rus se lufta e Kremlinit në Ukrainë nuk do e bëjë Rusinë vendin më të dashur e respektuar në botë.
“Aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrotjes dhe po dërgojmë elementë të forcave të NATO-s në det, ajër e tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA-të, Kanadaja dhe aleatët Evropianë kanë sjellë trupa në Lindje të Evropës, nëpër lokacione të ndryshme”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se më shumë se 100 avionë luftarakë dhe 120 anije janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje