Shpërthime dhe të shtëna armësh dëgjohen edhe këtë të shtunë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa forcat ruse dhe ukrainase, luftojnë për kontrollin e qytetit. Raportohet për viktima, mes tyre edhe fëmijë, por informacionet janë kontradiktore.
Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit të ndihmojnë mbrojtjen e Kievit kundër forcave ruse. Një bazë ushtarake në kryeqytet u sulmua, por ushtria e Ukrainës tha se sulmi u zmbraps.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha një mesazh sfidues mëngjesin e 26 shkurtit, duke thënë se forcat ruse rrethuan Kievin, porse Ukraina nuk do të kapitullojë.
“Mos u besoni lajmeve të rreme”, tha Zelensky në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter.
Не вірте фейкам. pic.twitter.com/wiLqmCuz1p
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
“Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë, të vërtetën, tokën, fëmijët tanë… Të gjitha këto do t’i mbrojmë”, tha ai, teksa qëndronte pranë Zyrës presidenciale në qendër të Kievit.
Më herët, ai i bëri thirrje vendit të tij që “të qëndrojë i palëkundur” kundër rrethimit që, siç tha, mund të përcaktojë të ardhmen.
Zelensky refuzoi ndihmën amerikane për evakuim, duke thënë se “lufta është këtu”.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, postoi një fotografi në Twitter që, sipas tij, tregon dëmtimin e një blloku apartamentesh në Kiev nga sulmi raketor rus.
Kyiv, our splendid, peaceful city, survived another night under attacks by Russian ground forces, missiles. One of them has hit a residential apartment in Kyiv. I demand the world: fully isolate Russia, expel ambassadors, oil embargo, ruin its economy. Stop Russian war criminals! pic.twitter.com/c3ia46Ctjq
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më herët për dy sulme me raketa në kryeqytetin ukrainas.
“Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm, paqësor, mbijetoi një natë tjetër nën sulmet e forcave tokësore ruse, raketave…”, shkroi Kuleba në Twitter.
“Njëri prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev. I kërkoj botës: izolojeni plotësisht Rusinë, dëbojini ambasadorët, vendosni embargo në naftë, shkatërroni ekonominë e saj. Ndalojini kriminelët rusë të luftës!”, tha ai.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa.








Tani për tani, është e paqartë se cilat ishin objektivat. Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi.
Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.
Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, raportuan agjencitë ruse të lajmeve, Interfax dhe Sputnik, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor të Ukrainës, Mariupol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje