Ne rrjet

Erdogan propozon veten si ndërmjetës, Lavrov: Rusia e hapur për bisedime

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan propozoi veten si ndërmjetës në krizën ukrainase. Televizioni turk ka njoftuar se Erdogan e ka ftuar Vladimir Putinin në Ankara për një bashkëbisedë që çon në një zgjidhje diplomatike. Mediat ndërkombëtare ndërkohë përcollën edhe reagimin e Kremlinit.

Rusia është e hapur për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha forcat konstruktive për zgjidhjen më të shpejtë dhe më të qëndrueshme të çështjes së Ukrainës, në interes të paqes dhe stabilitetit. Këtë ia ka thënë homologut të tij turk gjatë bisedës telefonike ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov. Kjo është raportuar nga Tass duke cituar një deklaratë nga ministria e Moskës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë